Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë, Rusia kalon Mbretërinë e Bashkuar

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 12:07 | Aktualitet

Industria ruse e prodhimit të armëve tashmë është e dyta më e madhe në botë, duke zbritur në vend të tretë Mbretërinë e Bashkuar. Rezultati ka dalë pas një raporti të publikuar nga Instituti Kërkimor Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm. Në të thuhet se armatimet ruse kanë zënë 9,5% të të gjitha shitjeve të armëve në vitin 2017.

Një marins amerikan duke gjuajtur me granatahedhëse

Shtetet e Bashkuara renditen në vend të parë, me 57% të shitjeve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka zbritur kështu në vend të tretë me vetëm 9% të shitjeve.

Shitjet e armatimeve në vitin 2017. Foto: CNN 

Të ardhurat nga shitja e armëve në nivel global u rritën me 2,5% në vitin 2017, krahasuar me një vit më parë, me kompanitë botërorë që kanë arkëtuar 398,2 miliardë dollarë. Krahasuar me vitin 2002, kur edhe nisën të mateshin për herë të parë këto të dhëna, rritja është 44%.

Në këtë raport nuk janë përfshirë shifrat e kompanive kineze, pasi të dhënat e tyre nuk janë publike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë