Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Studentët nuk binden nga drafti, protesta vazhdon

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 11:10 | Aktualitet

Ora 19:30 - Edhe pas 8 ditësh, studentët protestues duken të palëkundur në kërkesat e tyre dhe nuk binden për të dialoguar me kryeministrin.

Në pamundësi për të marrë një përgjigje nga Ministria e Arsimit, studentët e kanë amplifikuar protestën e tyre para Kryeministrisë. Protesta e ditës së sotme ka përkuar edhe me mbledhjen e radhës të qeverisë, e cila ka ngritur një grup pune që po përgatit edhe dialogun me studentët.

Të enjten studentët kanë paralajmëruar se do të mblidhen përballë parlamentit ku do të mbahet edhe seanca e radhës plenare.

Ora 14:00 - Është në ditën e 8 protesta e studentëve. Ata janë ndarë në dy grupe, para Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit. Studentët nuk janë lëkundur në vendimin e tyre për të mos dialoguar me qeverinë. Ata vijojnë të prerë se duan vetëm plotësim të 8 kërkesave të tyre.

Studentët kanë paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme protesta e tyre do të zhvendoset para Kuvendit të Shqipërisë që pritet të mblidhet në seance plenare në orën 10.00.

Ora 12:10 -Burime nga Kryeministria thonë për A2 se një grup i ngushtë pune ka punuar e po punon intensivisht për përgatitjen e dialogut me studentët.

Paraprakisht mësohet se në draft mund të ketë edhe surpriza, që do t'u shtohen pikave të studentëve. Me vëmendje do të shihet mundësia e ndërhyrjes në buxhet për ta çuar 5% përmes një akti normativ, apo edhe ulja e tarifave për studentët.

Ndërkohë, Rama, përmes dy postimeve në rrjetet sociale ditën e sotme është shprehur i gatshëm për 8 pikat, zbatimi i të cilave do të nisë me t’u dakordësuar dialogu.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156304587301523

Burime qeveritare theksojnë se asnjë hap nuk do të ndërmerret nëse nuk vendoset dialogu qeveri-studentë.

https://a2news.com/2018/12/12/kryeministria-po-punon-per-draft-surprizues-per-studentet/

Ora 11:40 – Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një statusi në Twitter për protestët e studentëve, që sot po zhvillohet edhe para godinës së tij.

Ai vazhdon të konsiderojë të palogjikshëm qëndrimin e studentëve që nuk duan të dialogojnë por vetëm presin plotësimin e kërkesave të tyre.

https://twitter.com/ediramaal/status/1072801612219994112

Ora 11:18 – Studentët te Ministria e Arsimit janë shtuar në numër, edhe pse një pjesë e tyre më parë është drejtuar për te Kryeministria. Ata kanë braktisur formën e heshtur të protestës dhe kanë nisur thirrjet “Ulni tarifat”, “Nuk ka negociata”, “Nuk ka dialog”.

Ftesës së Kryeministrit Rama për t’u ulur në dialog studentët i janë përgjigjur përsëri me refuzim, pasi mendojnë që çdo grup që do t’i përfaqësojë mund të jetë i ndikuar politikisht.

Ora 10:00 - Protesta e sotme e studentëve ka nisur te Ministria e Arsimit, ku një pjesë e tyre e kanë cilësuar këtë ditë si një tubim të heshtur. Me letra të bardha në duar dhe pa thirrje ata kanë vendosur të protestojnë në kë të mënyrë.

https://www.instagram.com/p/BrSKwLXnVoe/

Por një pjesë tjetër e studentëve nuk kanë qenë dakord me këtë mënyrë proteste dhe kanë kërkuar të zhvendosen drejt Kryeministrisë. Një pjesë e tyre kanë mbërritur atje, studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, apo Universitetit të Arteve.

Studentët para Kryeministrisë

Të pyetur nga A2, studentët thonë që kjo nuk është përçarje, por është janë krijuar dy sheshe proteste. Ata thonë se janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk ndërmend të tërhiqen.

Ndërkohë, A2 mëson se Kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë