Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vucic – Haradinajt: Mogherini nuk ka faj për krizën

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 13:43 | Ballkani
Vucic – Haradinajt: Mogherini nuk ka faj për krizën

Federicha Mogherini nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut. Me këto fjalë, Presidenti serb Aleksandar Vucic iu kundërpërgjigj Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas tij, fajtor për këtë mund të jenë vetëm Prishtina dhe Beogradi.

“Le ta mendojnë mirë në Prishtinë se kush është fajtor. Të mendojnë se cila palë dëshironte dialog dhe cila jo”

Aleksandar Vucic, President i Serbisë

Ai tha se shpreson që Prishtina ta kuptojë se me “masa të dhunshme dhe joligjore” nuk mund të arrijë asgjë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj fajësoi të martën shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, për siç tha ai, “mbytje” dhe “çrregullim” të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zonja Mogherini e ka mbyt dialogun, pra e ka çrregulluar nga një dialog për normalizim e ka kthyer në dialog për territore dhe kufij, për shkëmbime, e që në Ballkan dihet çka nënkupton - destabilizim. Ajo realisht i ka shkaktuar dëm rajonit tonë, qoftë duke e lejuar diskutimin dhe qoftë duke guxuar në publik të deklarohet për këtë. Është për keqardhje që pas kaq investimeve të Bashkimit Evropian që të lejohet një çrregullim kaq i madh. Është i papranueshëm për mua, pra qëndrimi i saj është i papranueshëm edhe kuptohet që nuk vlen, pra mendimi i saj për ne nuk vlen, për mua të paktën dhe besoj për një pjesë të madhe të Kosovës”.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Reagimi i tij erdhi një ditë pasi Mogherini deklaroi se çfarëdo korrigjimesh që mund te diskutonin dy vendet, marrëveshja përfundimtare duhet të garantonte krijimin e shteteve shumë etnike. Kryeministri Haradinaj është kundërshtues i zëshëm i ideve për prekje të kufijve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë