Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjidhen anëtarët e KLGJ

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 19:35 | Aktualitet
Zgjidhen anëtarët e KLGJ

Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë është krijuar edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), i cili përfundoi pas një procesi të gjatë votimi dhe numërimi të votave.

Gazetaria e A2, Anduena Llabani ndoqi nga afër këtë proces dhe raporton se 339 gjyqtarë, pjesëmarrës në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve kanë votuar për 6 anëtarët e rinj të KLGJ. Ata janë: Dritan Hallunaj, Ilir Toska, Brunilda Kadi, Marcela Shehu, Brikena Ukperaj dhe Medi Bici.

Procesi ka qenë i gjatë dhe ata që kanë qenë më të interesuar për ta monitoruar atë ishin vetë konkurrentët, por edhe përfaqësues të partisë opozitare, por edhe përfaqësues të trupës diplomatike të akredituar në Tiranë dhe ata që monitorojnë procesin e reformës në drejtësi.

Procesi nisi me debate nga anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët kërkuan të ishin pjesë e votimit, por më pas u larguan me kërkesë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Zaganjori dhe më pas procesi ka vijuar normalisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë