Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Agresori i Strasburgut, kërkime në kufirin franko-gjerman

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2018, 15:21 | Bota

Policia franceze kërkoi ndihëm për gjetjen e autorit të dyshuar të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg. 29 vjeçari Sherif Shekat thërriti “Zoti është i madh” në gjuhën arabe, para se të hapte zjarr duke vrarë 2 persona, e duke plagosur 12 të tjerë. Një tjetër pësoi vdekje klinike.

Policia tha në një deklaratë se çdokush që e shihte të dyshuarin e rrezikshëm, siç e cilësoi, nuk duhej ti afrohej atij, por duhet të telefononte menjëherë shërbimet e emergjencës.

Rreth 700 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vënë në kërkim të të dyshuarit, në kufirin franko-gjerman.

https://a2news.com/2018/12/12/terror-ne-tregun-e-krishtlindjeve-3-te-vrare-dhe-13-te-plagosur-ne-strasburg/

Dritat e kullës Eifel u shuan mbrëmjen e së mërkurës në homazh të viktimave të sulmit në Strasburg, ndërsa parlamentarët mbajtën një minutë heshtje. Në një fjalim për ligjvënësit, ministri i brendshëm Christophe Castaner ofroi më shumë detaje për agresorin.

Sipas ministrit francez, “që prej moshës 10 vjeçare ai ka shfaqur sjellje kriminale. Për herë të parë është dënuar në moshën 13 vjeçare dhe është përfshirë në 67 akte dhe sjellje dhune. Ishte identifikuar si person i radikalizuar dhe po monitorohej”.

Autoritetet pranuan se 29 vjeçari ka gjasë të jetë larguar nga Franca. Megjithatë siguria në kryeqytet mbetet e lartë, dhe Disa banorë kanë shfaqur pakënaqësi për situatën.

Kontrolle të rrepta në Strasburg

“Nuk mund ta rrethojnë Strasburgun me forca sigurie në kohë festash. Është e pamundur. Duhet të vazhdojmë me jetën tonë të përditshme”, deklarojnë banorët.

Mediat franceze raportojnë se autori ishte larguar me taksi nga vendi i ngjarjes, dhe se i kishte thënë shoferit se ishte hakmarrë për vëllezërit e vrarë në Siri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani