Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Cohen dënohet me burg: Mbuloja punët e pista të Trump

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2018, 18:44 | Bota
Cohen dënohet me burg: Mbuloja punët e pista të Trump

Michael Cohen do të shkojë në burg. Ish-avokati i Presidentit Trump dhe një prej njerëzve të tij më besnikë u dënua me 3 vite për krime financiare dhe mashtrim të Kongresit.

Ndërsa refuzoi të fliste gjatë largimit nga gjykata, Cohen pati shumë për të thënë brenda sallës-duke i thënë gjykatësit: “Presidenti më quan mua në një status në “Twitter” të dobët dhe kjo ishte korrekte, por jo për atë që i referohej ai, por për një arsye tjetër. Isha sepse kohë pas kohe ndjeja se ishte detyra ime të mbuloja punët e tij të pista”.

Në gusht, Cohen pranoi fajësinë për shumë aktakuza, përfshirë dy shkelje për financimet elektorale lidhur me pagesat e kryera ndaj dy grave gjatë fushatës së 2016-s për të blerë heshtjen e tyre për marrëdhëniet intime me Trump.

“Ai meriton çdo ditë të dënimit 36-mujor. Michael Cohen u dënua, Donald Trump do të jetë tjetri”, u shpreh Michael Avenatti, avokat i Stormydaniels.

Muajin e kaluar, ai pranoi se ka gënjyer Kongresin për kohëzgjatjen e bisedimeve gjatë fushatës për ndërtimin e një kulle të Trump në Moskë. Dënimi i Cohen është më i rëndi deri më tani që erdhi nga hetimi i prokurorit special Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s.

A2 CNN Livestream

Dita jonë