Formimi i Ushtrisë së Kosovës, KFOR mobilizohet në veri – A2

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, KFOR mobilizohet në veri

Kuvendi i Kosovës mblidhet të premten për të finalizuar transformimin e Forcave të Sigurisë në Ushtri. Përveç deputetëve të Listës Serbe që janë shprehur kundër, të gjithë ligjvënësit e tjerë do të mbështesin me votë tri projektligjet për këtë çështje. Kjo është hera e parë që të gjithë deputetët shqiptarë në parlamentin e Kosovës bëhen bashkë.

Ndërkaq, mbi 45 automjete te KFOR, janë parë ndërsa patrullonin në Veri të Mitrovicës mes frikës së përshkallëzimit të tensioneve. NATO saktësoi se bëhet fjalë për një stërvitje dy-ditore që nisi të mërkurën në Prizren. Sipas një deklarate, trupat po trajnohen lidhur me gatishmërinë e tyre për t’u shpërndarë me shpejtësi në të gjithë Kosovën.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett e cilëson si historik votimin që do të mbahet të premten në parlamentin e Kosovës, për kthimin e Forcws sw Sigurisw sw Kosovws në ushtri. Në një postim në Twitter, Kosnet tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin organizmin e ri të sigurisë që do të dalë nga FSK.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të enjten se veprimet e paligjshme të Prishtinës po mbështeten nga amerikanët e britanikët.

Në prag te votimit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi inspektoi Forcat e Sigurisë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, i veshur me uniformë ushtarake. Ai tha se ushtria do t’i shërbejë kultivimit dhe forcimit të paqes në vend dhe rajon.

Përveç deputetëve të Listës Serbe që janë shprehur kundër, të gjithë ligjvënësit e tjerë do të mbështesin me votë tri projektligjet për këtë çështje. Mbi 45 automjete te KFOR janë parë ndërsa patrullonin në Veri të Mitrovicës mes frikës për përshkallëzimin e tensioneve.

Shkarkoni aplikacionin e A2