Fsheh kokainën te zbukurimet e festave, arrestohet shqiptari në Itali

Kishte fshehur drogën në zbukurimet e festave, por përsëri nuk i ka shpëtuar dot arrestimit. Ngjarja që mund të konsiderohet edhe komike i ka ndodhur një 27-vjeçari shqiptar me banim në Teramo.

Arrestimi i tij ka përfunduar në faqet online të qytetit të Italisë qendrore, për shkak të vendit ku kishte fshehur kokainë. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte futur 11 gramë drogë brenda një topi zbukurues të cilin e mbante në xhepin e xhupit.

Në apartamentit ku shqiptari banonte policia gjeti gjithashtu edhe një peshore dhe mjete të tjera për ndarjen e dozave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN