INSTAT: Rriten shitjet në tregtinë me pakicë

Tregtia me pakicë ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, duke reflektuar shtimin e qarkullimit të mallrave dhe xhiros gjatë sezonit turistik.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e tretë 2018, Indeksi i Volumit të Shitjeve me Pakicë u rrit me 3.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Statistikat e detajuara tregojnë se rritje kanë pësuar kryesisht shitjet me pakicë të ushqimeve, karburanteve dhe artikujt joushqimorë.

Tremujori korrik-shtator është kulmi i sezonit turistik, periudha kur vijnë turistët e huaj dhe emigrantët, që kthehen për pushime.

Rrjedhimisht konsumi rritet ndjeshëm, pothuajse në të gjitha zërat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN