Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kryeministri Rama: Kërkesat e studentëve do të plotësohen të gjitha

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2018, 10:17 | Politikë

11:00 – Kërkesat estudentëve do të plotësohen të gjitha. 8 kërkesat e tyre janë të realizueshme.Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama brenda Parlamentit, ndërkohë që jashtësaj qindra studentë janë duke protestuar.

“Ne nuk kemi ardhur këtu të tallemi, nuk kemi ardhur këtu të bëjmë “sikur”. Të gjitha pikat nga e para tek e fundit ne jemi gati t’i plotësojmë një për një”, tha Rama.

10:45 - Luan Rama, i kërkoi kuvendit që të fusë në rend të ditës amendamentet e propozuara nga LSI, kërkesë kjo që u hodh poshtë. “Studentët kanë gjithë të drejtën të na nxjerrin të gjithëve jashtë”, tha Rama. Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se kërkesat e studentëve do të plotësohen të gjitha.

Edhe Kryeministri Edi Rama mori fjalën, edhe pse deputeti i PD, Ervin Salianji u përpoq që ta pengonte. Ai tha se e vetmja mënyrë se si mund të zgjidhet çështja e studentëve është përmes dialogut. “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë”, tha Rama.

Në momentin e fjalës së Kryeministrit deputetët e opozitës u larguan nga salla.

Jashtë Kuvendit, Luan Rama tha për A2 News: “Kjo vazhdon të jetë salla e turpit, salla e mungesës së reflektimit të përgjegjësisë. Rezistenca për ta çuar deri në fund luftën ndaj së keqes duhet të jetë tashmë e gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm e studentëve”.

Luan Rama, deputet i LSI

Ora 10:10 - Një pjesë e deputetëve të opozitës kanë thyer bojkotin parlamentar dhe kanë hyrë sot paradite në sallën e Kuvendit. Ata janë Petrit Vasili, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj nga LSI, ndërsa nga Partia Demokratike janë Luçiano Boçi, Valentina Duka dhe Ervin Salianji.

Një ditë më parë LSI depozitoi në Kuvend amendamentet që i duhen bërë ligjit të arsimit të lartë dhe ligjit për buxhetin e shtetit, që sipas saj i jep zgjidhje 7 prej 8 kërkesave të studentëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu