Kukësi-Partizani, dueli i ish-ëve

Një sfidë ish-ësh është ajo mes Partizanit dhe Kukësit që ndeshen këtë të premte në “Selman Stërmasi”. Zëvendëstrajneri, Rrahman Hallaçi si dhe Gëzim Krasniqi dy lojtarë që në të kaluarën kanë luftuar për titull vite me radhë me të kuqtë, kërkojnë të frenojnë Partizanin një prej sezoneve të tyre më të mirë të dekadave të fundit.

Për Hallaçin ndeshja është vendimtare, por nuk vendos titullin ndaj do të kërkojë të reduktojë diferencën prej 5 pikësh.

Kërcënimi tjetër vjen nga një tjetër ish i kuq, mbrojtësi Gëzim Krasniqi që e njeh mirë skuadrën e Gegës dhe kërkon ta frenojë në momentin më të mirë.

Kukësi vjen nga një fitore e vyer ndaj një rivali direkt si Skënderbeu dhe do të kërkojë të përsëris suksesin edhe ndaj Partizanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2