Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta kthen ligjin e buxhetit: Kërkesat e studentëve të drejta. Reagon Rama

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2018, 13:51 | Politikë
Meta kthen ligjin e buxhetit: Kërkesat e studentëve të drejta.

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të rikthejë për shqyrtim në Parlament ligjin për buxhetin e vitit 2019.

Përmes një deklarate për mediat ku edhe njoftoi për këtë vendim, Presidenti shpreh mbështetjen e tij për studentët, duke i konsideruar kërkesat e tyre si legjitime. “Duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij”, thuhet në deklaratën e Presidentit.

Meta thotë gjithashtu se beson që Kuvendi do të bashkëpunojë pas këtij vendimi në mënyrë që të plotësohen kërkesat e studentëve.


Refuzimi i Buxhetit, reagon Rama 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë në Twitter për refuzimin e buxhetit 2019 nga ana e Presidentit Ilir Meta.

https://twitter.com/ediramaal/status/1073200712455217152

Rama ka lidhur refuzimin me manipulimin që sipas tij po i bëhet protestës së studentëve, ndaj të cilëve “vazhdon pa pushim presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë