“Na jepni nga 50 000 dollarë secilit dhe kthehemi në shtëpi”

Dy grupe emigrantësh nga Amerika Qendrore marshuan drejt konsullatës amerikane në Tijuana, Meksikë, me një listë kërkesash për administratën Trump. Një prej tyre i kërkon Presidentit amerikan që t’i lejojë ata të hyjnë brenda territorit të Shteteve të Bashkuara, ose t’i paguajë secilit nga 50 000 dollarë për t’u kthyer në shtëpi.

Madje njëri prej tyre, tha për gazetën amerikane “San Diego Union-Tribune” se kjo nuk është një shumë edhe aq e madhe. “Mund të duket shumë për ju, por është një shumë tepër e vogël krahasuar me atë që ka vjedhur Amerika nga Hondurasi”, tha Alfonso Guerreo Ulloa.

Falë kësaj shume, thotë ai, emigrantët mund të rikthehen nëpër shtëpitë e tyre dhe të nisin një biznes të vogël aty. Karvani i emigrantëve gjithashtu u kërkoi Shteteve të Bashkuara që të hiqnin nga posti Presidentin e vendit, Juan Orlando Hernandez.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN