Ngjarja në ish-Bllok, arrestohet Fabjol Alushi

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme shtetasin Fabjol Alushi, i cili ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, njëri prej të cilëve Ervis Martinaj.

Në momentin që ka ndodhur përplasja, policia ka bërë të ditur se 42-vjeçari i arrestuar ka qenë në tavolinë me Ervin Matën dhe Merviol Bilon.

I arrestuari Fabjol Alushi

Tashmë në kërkim për këtë ngjarje janë edhe dy personat e tjerë, komandoja Merviol Bilon dhe Ervin Mata.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN