Pr/ligji i ri për rritjen e pensionit të minatorëve e naftëtarëve

Minatorët, naftëtarët dhe një pjesë e punonjësve të metalurgjisë do t’iu rritet pensioni. Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj, që rrit masën e pensionit, në bazë të vjetërsisë në punë për këto profesione të vështira.

Për punonjësit e nëntokës, çdo vit periudhë sigurimi në profesion përkthehet në rritje me 1%. Ndërsa për ata që kanë punuar në industrisë e naftës e gazit dhe metalurgjisë përfitojnë 0.6% rritje për çdo vit pune me siguracion.

Për një ish-minator, i cili aktualisht përfiton20 mijë lekë të reja pension, nëse ka 25 vite pune i siguruar, shtimi llogaritet në masën 5 mijë lekë.

Ndërsa një ish-naftëtar, me të njëjtin pension dhe vite pune, përfiton një rritje prej 3 mijë lekësh. Për të financuar këto përfitime shtesë, të punësuarit aktualë në këto industri do të paguajnë kontribut të posaçëm në masën 5% të pagës bruto, dhe që ndahet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN