Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shkodër, studentët të vendosur, vetëm protestë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2018, 12:49 | Aktualitet

Studentët kanë protestuar sot edhe në Shkodër, duke braktisur përsëri auditorët për t’ju bashkuar kauzës së studentëve në Tiranë.

Edhe ata kërkojnë shfuqizim të tarifave për shkollimin, pasi thonë se rendojnë buxhetin e tyre.

Studentët e Shkodrës thonë se do ta vazhdojnë protestën e tyre, duke bojkotuar pa afat mësimin. Ata kanë akuzuar edhe studentët e tjerë që përgjatë këtyre ditëve nuk e kane braktisur mësimin por vazhdojnë të ulen në auditore, duke i quajtur “frikacake” dhe “jo të denjë”.

Studentët në Shkodër

Studentët thonë se nuk i tremben as procedimit nga policia. Njëra prej studenteve, e proceduar tashmë, thotë se është akuzuar për politizim të protestës së studentëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani