Shpërblimi i qeverisë, pensionistët: Lëmosh, po tallen me ne

Pensionistët kanëreaguar keq ndaj shpërblimit 50 mijë lekë që qeveria do t’iu japë për festat e fundvitit.

Ata e konsiderojë këtë një lëmoshë, teksa ankohen për pensionet e ulëta që nuk iu dalin për të jetuar.

“Absolutisht që nuk janë të mjaftueshme. Ky është vetëm një lëmosh i vogël për ne”, shprehet një pensionist.

“Është qesharake. Kemi punuar një jetë dhe marrim nga 90 mijë apo 100 mijë maksimumi”, thotë një tjetër pensioniste.

“Unë marr pensionvetëm 91 mijë lekë, ndërsa bashkëshortja merr 73 mijë lekë. Kjo është të tallesh me ne”, shprehet një tjetër pensionist.

Paraditen e djeshme, kryeministri njoftoi në “Twitter” se do të jepte 50 dollarë si shpërblim për pensionistët.

Me vendim qeverie disa orë më vonë, kjo shumë zbriti në 50 mijë lekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN