Terrori në Strasburg, policia vret autorin

Policia franceze ka vrarë autorin e sulmit të tregut të Krishtlindjeve dy ditë më parë në Strasburg.

Që prej sulmit të së martës në mbrëmje, Cherif Chekatt ishte në arrati, ndërsa në operacionin për kapjen e tij ishin angazhuar me qindra policë si edhe një helikopter.

Tre persona mbetën të vrarë, ndërsa disa të tjerë u plagosën në sulmin e së martës. “France Info” raporton se Chekatt u gjet i fshehur në një depo në zonën e Meinau ku u qëllua për vdekje nga policia.

Cherif Chekatt, një francez me origjinë nga Afrika e Veriut, ishte radikalizuar ndërsa ishte në burg.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN