“Tragjedi greke” për Milanin! Eliminohet nga Europa League

Ata tifozë të Milanit, të cilët kanë bërë ironi me “kushërinjtë” e tyre interist për eliminimin nga Champions League, duhet të ishin menduar dy herë, pasi mbrëmjen e së enjtes ishte radha e Milanit të mbeste jashtë Europës.

Skuadra e drejtuar nga Gattuso u mposht 3-1 në Athinë nga Olimpiakosi dhe ishin grekët ata që fitojnë të drejtën e një bilete për në fazën e ardhshme të Europa League.

Edhe pse pjesa e para u mbyll me rrjeta të paprekura, në 45 minutat e dyta u realizuan 4 gola. Milani ishte dominues, por Olimpiakos shënoi dy herë, më pas ishte radha e Zapata-s të shënonte e në fund një 11-metërsh vulosi gjithçka.

Në ndeshjet e fundit në grupe të Europa League, mund të veçohet kualifikimi i Sevillas, ndërsa Lazio edhe pse u mund sërish nga gjermanët e Eintracht Frankfurt arriti të kualifikohet si skuadra e dytë më e mirë në grup.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN