Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vasilika Hysi në A2: SPAK-u dhe Byroja nuk janë “shkopi magjik”, duhet bashkëpunim

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2018, 12:26 | Aktualitet

Vasilika Hysi, nën kryetare e Kuvendit dhe anëtare e Komisionit të ligjeve për A2 komentoi sot krijimin e organeve të drejtësisë.

Sipas zonjës Hysi, pas ngritjes të dy komisioneve të KLP-së dhe KLGj-së, “nga ky moment politika duhet të heshtë, dhe brenda tre ditëve këshilli i lartë gjyqësor dhe ai i Prokurorisë duhet të organizojnë mbledhjen e parë në mënyrë që të përzgjedhin kryetarët dhe të fillojnë veprimtarinë, se jemi me shumë vonesë”.

Për rolin e ndërkombëtarëve në ngritjen e institucioneve, nën kryetarja e Kuvendit nënvizojë që “pa kontributin e OPDAT-i amerikan qoftë EURALIUS kjo reformë do të ishte zvarritur edhe më shumë. Ka patur presione dhe pengesa të jashtëzakonshme, përndryshe institucionet do të ishin ngritur në 2016”.

https://a2news.com/2018/12/12/zgjidhen-anetaret-e-klgj/

Hysi është besimplotë që KLP dhe KLGJ që janë “qeveria e sistemit gjyqësor dhe qeveria e prokurorisë”, në javët në vijim do të prodhojnë aktet e para nënligjore.

Për sa i përket SPAK dhe Byrosë së Hetimit, Hysi mendon që pranvera do te shohë të ngritura këto institucione. “Absolutisht po, brenda tre ditëve do organizohet mbledhja e parë, që do të emërojë kryetarët dhe zëvendësit, do miratojnë rregulloren, dhe do kemi emërimin e magjistratëve të parë, proces që ka qenë i bllokuar. ”.

Për sa i përket veprimtarisë të Kryeprokurores Arta Marku, Hysi tha se veprimtaria e saj është vlerësuar në Komisionin e ligjeve por edhe në seancat plenare, por thekson që me ligjin e ri, kompetencat e saj kanë qenë “të limituara, për mbarëvajtjen e përditshmërisë, janë prokurorët që kanë përgjegjësi dhe ndjekin proceset”

Po a do të ketë Arta Marku mbështetjen e mazhorancës në rast rikandidimi? Sipas Hysit, kjo është “zgjedhje e saj, nuk dimë a dëshiron apo jo por është ende shumë herët, dhe nuk është një nga prioritetet, sepse prioritet kemi patur inkurajimin e KLP dhe KLGJ dhe komisionin e monitorimit të zbatimin e ligjeve”.

https://a2news.com/2018/12/13/alibeaj-klgj-dhe-klp-te-deshtuar-shpresa-kunder-rames-jane-studentet/

E pyetur për mundësitë që ngritja e këtyre institucioneve ka për të bindur Bashkimin Evropian për negociatat e anëtarësimit, Hysi deklaroi që “me ngritjen e dy Këshillave, dhe të SPAK-ut ne mendojmë që kemi përmbushur një nga detyrimet që kemi me Bashkimin Evropian por edhe një nga pritshmëritë e para qe ka publiku, rikthimi i besimit te publikut në dinjitetin e institucioneve të drejtësisë”.

Vasilika Hysi dëshiroi të theksonte edhe faktin që institucione si SPAK dhe Byroja e Hetimit edhe pse do të kenë burime dhe teknologji bashkëkohore hetimi nuk janë “shkopi magjik” për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duhet një punë paralele të gjithë institucioneve sepse strukturat e reja do të hyjnë në lojë atëherë “kur dështon shteti ligjor dhe parandalimi i abuzimeve”.

Vasilika Hysi komentoi edhe protestën e studentëve

Si pedagoge, Hysi ka komentuar edhe ngjarjet e fundit të aktualitetit që shohin protestën disaditore të studentëve përpara institucioneve shtetërore. Duke komentuar protestën, zonja Hysi deklaroi që e ka ndjekur me vëmendje, dhe ka kërkuar dialog sepse “kërkesat e tyre mund të menaxhohen”.

Gjithsesi, ajo nënvizon faktin që pas fillimit ku studentët kanë qenë bashkë me kërkesat e tyre, nuk i ka pëlqyer “në ditët në vijim përpjekja e partive politike për ta politizuar protestën”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë