Ambasadori Çejku: Kosova arriti pavarësinë ushtarake, edhe serbët po e kuptojnë

Lidhur me ngjarjet në Kosovë, i ftuar në A2 ishte Arben Çejku, ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni.

Domethënien e votimit të sotëm, që shndërroi Forcat e Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë,

Çejku e cilëson si një “kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin e rajonit, pavarësisht për pikëpamjet e disa vendeve të NATO që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kanë bërë presion që NATO të ketë një farë vetëpërmbajtje”.

E rëndësishmja për Çejkun është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë që “ky është hap drejt stabilitetit rajonal dhe qëndrueshmërisë. Natyrisht, që pa ushtrinë e legalizuar kjo pavarësia e saj do të ishte e paplotë, prandaj kjo e sotmja është një lloj pavarësie ushtarake e Kosovës, edhe pse inkurajohet mbajta në Kosovë e forcave të Natos, në kuadër të KFOR-it”.

Pikërisht qartësimi i forcave të huaja në territorin kosovar duket një nga sfidat e mëdha që presin Prishtinën zyrtare në të ardhmen, ashtu si dhe forcimi i dialogut me serbet.

Për këtë çështje, Çejku deklaroi që një pjesë e serbëve të Kosovës e kanë “varrosur rezolutën 12/44, sepse e kanë kuptuar që Kosova është tashmë shtet i pavarur. Edhe qëndrimet e Serbisë nuk kanë qenë aq të ashpra, sepse edhe ata e dinë që një proces i mbështetur nga SHBA është i pakthyeshëm”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN