Dita e 10-të, studentët nuk dorëzohen, pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Pavarësisht ditës me shi, studentët parashikohet të mblidhen para Parlamentit rreth orës 10.

Kjo është edhe dita e 10-të që ata mblidhen para institucioneve qeveritare, duke kërkuar kushte më të mira ekonomike dhe një peshë më të madhe në vendimmarrje në strukturat akademike.

Po sot, Senati i Universitetit të Mjekësisë mblidhet për të dhënë qëndrimin për kërkesat e studentëve.

Dje, studentët mbetën para godinës të Kryeministrisë deri në orët e vona, duke deklaruar për A2 se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrim dhe të pranojnë dialogun me Kryeministrin.

Dje Rama u tregua i ashpër në takimin me dekanët, duke u thënë se ishin të vetmit ata që nuk kanë pasur asnjë reagim që prej nisjes së protestave të studentëve edhe pse një pjesë e mirë e kërkesave të tyre i takojnë universiteteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN