Filmi më i bukur i Clint Eastwood, në moshën 88-vjeçare

Vendimi i guximshëm i Clint Eastwood për të luajtur aktorin kryesor dhe gjithashtu për të qenë regjisor në filmin “The Mule” – “Mushka”, edhe pse në moshën 88-vjeçare, duket se po jep rezultat.

Pak aktorë meshkuj protagonistë kanë qenë aktivë deri në këtë moshë… kanë kaluar 63 vjet që kur Eastwood debutoi në kinematografi. Shumica e kritikëve bien dakord që filmi i tij i fundit (të paktën deri tani) është puna më e mirë që ka realizuar.

“Mushka” është filmi i dytë i aktorit veteran për këtë vit, që pason filmin me titull “The 15:17 to Paris”, film që trajton historinë e vërtetë të heronjve që shpëtuan një tren nga një sulm terrorist në vitin 2015.

Ndërsa “Mushka” tregon historinë e Leo Sharp, një 87-vjeçar, veteran i Luftës II Botërore që bëhet një prej shpërndarësve më të mëdhenj të drogës për kartelin e Sinaloas. Fillimisht historia e tij u shfaq në një artikull të “New York Times”, por duket se Eatwood, i njohur më tepër për rolet e tij të parë në filmat Western, do të mbahet mend gjatë edhe për këtë kryevepër që ka realizuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2