Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Historike: Forca e Sigurisë së Kosovës shndërrohet në Ushtri

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2018, 10:14 | Kosova
Historike: Forca e Sigurisë së Kosovës shndërrohet në

Kosova nga sot bëhet me Ushtri. Kuvendi i Kosovës votoi projektligjin që shndërron Forcën e Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur. Deputetet e Kuvendit të Kosovës, pozitë dhe opozitë u bënë bashkë duke votuar me 107 vota pro. Krerët e shtetit dhe ndërkombëtarët e kanë cilësuar këtë një ditë historike.

https://a2news.com/2018/12/14/kadri-veseli-ushtria-e-kosoves-pjese-e-nato-s/

Në nisje të seancës kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë pranishmit për një minutë nderim për të gjithë brezat, që në kohë e rrethana të ndryshme, sakrifikuan për këtë ditë.

Deputetët e Listës Srpska, të cilët janë shprehur gjithmonë kundër, me shumë gjasa do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar ligjet.

Vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës po përcillet menjë atmosferë festive në Prishtinë. Sheshet e kryeqytetit janë mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe shteteve tjera, të cilat Kosova i konsideron si vende që e kanë ndihmuar në vazhdimësi atë. Një atmosferë ndryshe mbizotëron në pjesën veriore të Kosovës, ku sheshet e Mitrovicës Veriore janë mbushur me flamuj të Serbisë. Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën, duke kundërshtuar kështu vendimin për Ushtrinë.

Reagimet e para nga politika shqiptare kanë ardhur nga Presidenti Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryeministri Rama. I pari e ka quajtur një vendim historik dhe dëshmi që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2043873018992294/?type=3&theater
https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1073514786862837760
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156308766986523/?type=3&theater

Por ka edhe nga ata që shprehen se transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri do të jetë një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.

https://a2news.com/2018/12/14/ushtria-e-kosoves-shefi-i-nato-s-ndjej-keqardhje-do-rishohim-angazhim-tone/

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett deklaron se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin organizmin e ri të sigurisë që do të dalë nga FSK.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të enjten se veprimet e paligjshme të Prishtinës po mbështeten nga amerikanët e britanikët.

Në ditë para votimit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi inspektoi forcat e sigurisë në kazermën Adem Jashari në Prishtinë, i veshur me uniformë ushtarake. Ai tha se ushtria do t’i shërbejë kultivimit dhe forcimit të paqes në vend dhe në rajon.

Ndërkohë KFOR ka përforcuar masat në Veri të Mitrovicës, mes frikës për përshkallëzimin e tensioneve..

Ndërkohë, miratimin e tre ligjeve mbi transformimin e Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës e përshëndeti edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. “Rezultati i sotëm në Kuvend është fryt i kontributit shumëvjeçar të gjitha forcave politike dhe popullit të Kosovës, bazuar në të drejtën legjitime të një shteti sovran e të pavarur. Mbështesim angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë të zhvillohet gradualisht, në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, si dhe të jetë gjithëpërfshirës. Ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të vendit, si dhe të forcimit të sigurisë në rajon”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani