Kadri Veseli: Ushtria e Kosovës pjesë e NATO-s

Në sinkron me Kryeministrin Haradinaj, i cili e kishte shprehur synimin pak ditë më parë, edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka lënë të kuptohet se ushtria e sapoformuar e Kosovës do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Ushtria jonë do të jetë një ushtri e përgatitur profesionalisht, me standardet e NATO-s dhe do të jetë ushtri i NATO-s”, tha Veseli. “Ushtria jonë do të jetë multietnike, ushtri e shqiptarëve, e serbëve, turqve, goranëve dhe gjithë qytetarëve. Kosova duhet të mbrojë qytetarët e saj, të jetë garantues e paqes. Jemi shumë krenar për këtë, por e dimë që kemi shumë punë për të bërë. Është vendim historik, por punët e mëdha i kemi përpara”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN