Kaloi kufirin SHBA-Meksikë, 7-vjeçarja vdes në paraburgim

Një 7-vjeçare nga Guatemala që kaloi ilegalisht kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës ndërroi jetë disa orë pasi ishte futur në një qendër ndalimi.

Vajza, që mbërriti në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar si pjesë e karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore, humbi jetën nga dehidratimi dhe gjendja e shokut.

Ngjarja e tmerrshme ka rindezur polemikat në Shtetet e Bashkuara për mënyrën e trajtimit të emigrantëve në kufirin me Meksikën.

Mijëra qytetarë nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori qëndrojnë në Meksikë me shpresën se do të hyjnë në territorin amerikan për të kërkuar azil. Por presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë hyrjen e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN