Komisioni i Venecias miraton opinionin për Shqipërinë

Komisioni i Venecias ka miratuar raportin final për propozimin e PD për vetting në politikë. Komisoni thotë se propozimet kushtetuese për vetting të politikanëve dështojnë të japin udhëzime dhe garanci dhe mund të çojnë në abuzim me pushtetin.

Ndërsa njeh qëllimin legjitim për të larguar shkelësit dhe ndikimin e tyre nga qeverisja dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësim për mungesën e qartësisë ligjore dhe vëren se zbatimi i procedurave të propozuara të vetting-ut mund të çojë në një seri ndërlikimesh për të drejtat e atyre që janë subjekt i propozimeve.

Drafti ligjor dështon të përcaktojë elemente kyç si: kush nënkuptohet me “kontakt” për persona të caktuar, çfarë nënkuptohet me të qenit të përfshirë në krimin e organizuar dhe çfarë nënkuptohet me të qenit të përfshirë në rrjetin e subjekteve që kanë kontakte me personat.

Duke mbajtur parasysh parashikimet ekzistuese kushtetuese lidhur me legjislacionin dhe mekanizmat e tjerë demokratike, Komisioni Venecias beson se vlera e shtuar ligjore e amendamenteve të propozuara vihet në pikëpyetje.

Ndërsa shprehet e gatshme te japë asistencë të mëtejshme, Komisioni i Venecias thotë se hapat e tjera lidhur me amendamentet kushtetuese të propozuara duhet të merren në Parlament, përmes një dialogu mes të gjitha forcave politike dhe shoqërisë, në interes të demokracisë shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN