Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kosova me Ushtri, Majko: Moment i rëndësishëm, e presim në NATO

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2018, 17:41 | Kosova
Kosova me Ushtri, Majko: Moment i rëndësishëm, e presim në

Njeriu që kryesoi shtetin shqiptar gjatë luftës së Kosovës, Pandeli Majko, e sheh historik krijimin e Ushtrisë në shtetin më të ri në Ballkan.

“Është një akt i rëndësishëm, historik, jo thjesht që po krijohet një trup e armatosur, por tani ato do të institucionalizohet nga ana ligjore, por është një akt i rëndësishëm historik, së pari të gjithë forcat politike u bënë bashkë”, tha Majko.

10 vjet nga Pavarësia dhe 20 vjet nga ndërhyrja e NATO-s për të larguar Serbinë, sipas ish-Kryeministrit shqiptar, shteti më i ri është gati për t’iu bashkuar Aleancës.

“Për mua është e rëndësishme që ky vendim po merret dhe që i hap rrugën Kosovës, duke pasur prezencën më të madhe ndërkombëtare në rajon, për të filluar integrimin në NATO”, u shpreh Majko për A2.

Që pas përfundimit të luftës kanë qenë ushtritë e huaja ato që kanë ruajtur territorin e këtij shteti. E vetmja forcë ushtarake e njohur në Kosovë ka qenë UÇK, operative gjatë viteve 1981-1999 dhe nga radhët e saj kanë dalë disa nga udhëheqësit aktualë të shtetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani