Moti në fundjavë, reshje shiu e dëbore

E shtuna mbetet me reshje, kryesisht shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa dëbora lokalizohet në ekstremin verior dhe zonat e thella malore.

Më të shumta reshjet priten në pjesën e dytë të së shtunës deri mesditën e së dielës kur reshjet intensifikohen thuajse në të gjithë vendin, ndërsa pasditja e së dielës sjell përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit mbi Shqipëri.

Temperaturat rriten sërish të shtunën, por e diela sjell rënie të lehtë të temperaturave duke bërë që vlerat minimale e maksimale të luhaten nga -2°C mëngjesi deri 16°C mesdita.

Edhe rajoni i Ballkanit mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore gjatë së shtunës, por edhe të dielën dhe ditët e para të javës tjetër reshjet mbeten prezent mbi Ballkan.

Temperaturat në rajon rriten në jugperëndim, por vetëm një rritje e lehtë pritet në veri dhe lindje të Ballkanit ku temperaturat vijojnë pak gradë nën zero.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN