PD mbledh kryesinë një ditë para Kuvendit Kombëtar

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha thirri kryesinë, një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, forumi më i lartë drejtues i forcës kryesore në opozitë.

Ndërsa Arben Imami u largua para përfundimit të mbledhjes, duke u shprehur se ajo është kundër rregullave, po ashtu si Kuvendi i një dite më pas.

“Pas kësaj që po ndodh, PD, partia më e madhe e opozitës, trajton veten në këtë mënyrë. Kryetari thotë se ky vendin është marrë, ai jo. Këto janë të pavërteta të thëna haptas, të cilave nuk mund t’u qëndrojë një logjikë normale e shëndoshë bëjnë që të jetë diçka shumë mediokre dhe jo politike. Basha thotë se ky vendim është marrë nga Këshilli Kombëtar”, Imami.

Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes është bërë një listë me 350 kandidatë për Këshillin Kombëtar dhe siç konfirmojë burime për A2, pjesë e listës janë edhe 2 nga emrat që kanë qenë pjesë e PD, Aleksandër Biberaj dhe Oketa.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të nisë të shtunën në orën 11:00.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN