Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shamia, elementi i traditës shqiptare

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2018, 20:38 | Kulturë
Shamia, elementi i traditës shqiptare

Një brez në kërkim të një identiteti që gjithnjë e më shumë i largohet klasikes e tradicionales. Kjo është panorama që përcjell Gjergj Prevazi përmes një shfaqjeje baleti.

“Unë kam gjithmonë një shami në xhep”, mund të duket një titull që nuk ka lidhje me modernen, por kjo koreografi e krijuar nga pedagogu Gjergj Prevazi, përmes dansit kontemporan, na risjell në mend shaminë e përdorur në vallet shqiptare, nderimin me shami në fytyrën e një të afërmi që largohet nga jeta apo një premtim dashurie.

Ndër elementët që e bëjnë të veçantë këtë shfaqje janë muzika dhe projeksioni të krijuara nga pedagogët e universitetit të arteve.

Pesë balerinë janë ngjitur mbrëmjen e së mërkurës në skenën e “arTurbina”, por Prevazi premton se do ta rikthejë këtë shfaqje për publikun.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani