
Duke iu referuar statusit të fundit të Kryeministrit Rama për studentet, Taulant Balla hedh idenë e një seance të jashtëzakonshme plenare.
Në këtë seancë, sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist, mund të votohen ndryshimet ligjore për të plotësuar kërkesat e studentëve.
“PO! Parlamenti mund te mblidhet të shtunën me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin, duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre”, shkruan Balla në “Facebook”.