Sulmi në Strasburg, ndërron jetë gazetari italian

Sulmi terrorist i së martës në mbrëmje në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg bëhet edhe më i rëndë. Gazetari 29 vjeç italian, Antonio Megalizzi, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.

Gazetari mori një plumb në kokë dhe prej 3 ditësh ishte në gjendje kome, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetonte.

29-vjeçari italian punonte për “Europhonica”. “Fatkeqësisht ne jemi të detyruar të konfirmojmë se kolegu ynë Antonio ka ndërruar jetë”, konfirmoi lajmin e trishtë me anë të një postimi në “Twitter” Europhonica.

Sulmi terrorist ndodhi mbrëmjen e së martës në Strasburg, ku Cherif Chekatt qëlloi me armë në drejtim të qytetarëve, duke lënë tre të vdekur në vend, ndërsa shumë të plagosur, mes të cilëve edhe gazetari italian, që ndërroi jetë të premten.

Një ditë më parë, forca të shumta policore franceze bënë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes dhe më pas e ekzekutuan atë pas rezistencës së bërë nga ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2