Tiranë, nxënësja hidhet nga kati i tretë i shkollës

Një nxënëse 18 vjeçare është vetëhedhur sot nga kati i tretë i një shkolle të mesme në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Yrshek dhe nxënësja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e rendit po punojnë për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave, ende të paqarta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN