UEFA kërcënon me dy vjet pezullim gjigantët italianë

Milani duhet të shmangë deficitin financiar deri në qershor 2021 ose do të rrezikojë seriozisht të pezullohet për dy vjet nga kompeticionet europiane në bazë të rregullave të Fair Playt Financiar.

Fillimisht UEFA e pezulloi klubin italian për dy vjet duke mos e lejuar të futej në merkato, por pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e riktheu çështjen për rishqyrtim në korrik, sot mbërriti edhe vendimi përfundimtar.

Milani është shpallur fajtor për thyerje të rregullave financiare në bilancet e klubit dhe tani rrezikon të mbetet jashtë kompeticioneve europiane për sezonet 2022-2023 dhe 2023-2024 nëse kualifikohet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN