Ushtria e Kosovës, shefi i NATO-s: Ndjej keqardhje, do rishohim angazhim tonë

Për formimin e Ushtrisë së Kosovës ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili konfirmoi edhe një herë qëndrimin që mbajti disa ditë më parë në Samitin e NATO-s, duke mos e miratuar këtë vendim.

“Ndjej keqardhje që vendimi u mor pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Edhe pse ky transformim i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje e Kosovës, ne e kemi bërë të qartë që nuk ishte momenti i duhur.

“Me ndryshimin e mandatit të FSK, tani do të na duhet të rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO

Në deklaratën e Stoltenberg i bëhet thirrje të gjitha palëve që të bëjnë të mundur mos rritjen e tensioneve në rajon dhe të përkushtohen në progresin e reformave dhe dialogut.

Shkarkoni aplikacionin e A2