31 emigrantë në një shtëpi në Londër! Dënohet pronari

Një familje në Londër është dënuar me 250 mijë paund pasi kishin shfrytëzuar një shtëpi me katër dhoma gjumi duke ua dhënë me qira 31 emigrantëve!

Qiramarrësit paguanin 260 paund në muaj për person në pronën që kap vlerën e 500 mijë dollarëve. Ata ishin kryesisht emigrantë nga India.

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se pronarëve të ndërtesës i ishte dhënë e drejta ta jepnin shtëpinë me qira vetëm për 7 persona.

“Erdhëm këtu pasi ishte qiraja e lirë edhe pse kushtet ishin mjaft të vështira, ndërsa tashmë na është thënë se duhet të largohemi”, shprehet një prej emigrantëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN