Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aktorja shqiptare dëmshpërblehet me 9.5 mln dollarë!

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 14:55 | Showbiz

Aktorja Eliza Dushku siguroi një dëmshpërblim te fshehtë prej 9.5 milionë dollarësh nga rrjeti amerikan CBS.

“New York Times” raporton se aktorja me origjinë shqiptare ishte dëmshpërblyer pasi akuzoi kolegun në serialin Bull, Michael Weatherly për ngacmim.

Dushku pretendon se Weatherly kishte bërë komente të pahijshme për paraqitjen e saj dhe batuta me sfond seksual.

37-vjeçarja kishte nënshkruar për të qenë pjesë e tre episodeve të serialit, me mundësinë e përfshirjes në stafin e përhershëm. Por personazhi i saj u hoq nga skenari, pas përballjes me Weatherly.

Dëmshpërblimi, që është ekuivalent më pagën që aktorja do të merrte nëse do të aktronte për 4 sezone, erdhi pas ndërmjetësimit me CBS. Dushku refuzoi të komentonte lidhur me ngjarjen.

Ndersa Weatherly i tha gazetës se batutat e bëra prej tij kishin lidhje me skenarin, por pasi Dushku ishte ofenduar i kishte kërkuar ndjesë asaj.

Në një deklaratë, CBS konfirmoi marrëveshjen me 37-vjeçaren dhe u zotua të përmirësonte kushtet e punës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani