Bayern likuidon Hannover, por Dortmund mbetet 9 pikë larg

Bayern Munchen fitoi me lehtësi 4-0 në fushën e Hannover duke treguar një formë fantastike që ndryshon gjendjen në skuadër pas nisjes jo fort të mirë të sezonit. Skuadra e Niko Kovac nuk tregoi për asnjë moment që rrezikonte të linte pikë në këtë fushë, pasi kaloi herët në epërsi falë Joshua Kimmich ndërsa David Alaba shënoi golin e dytë pa kaluar gjysmë ore lojë.

Edhe në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan aspak, me Bayern që shënoi edhe dy herë të tjera me Gnabry dhe Lewandowski, për të siguruar fitoren e 12 rresht kundër Hannover. Bayern tani ka 3-0 pikë në renditjen e kampionatit gjerman, po aq sa Borussia Monchengladbach që sot u ndal në barazim pa gola në fushën e Hoffenheim.

Pavarësisht fitores së Bayern, Borussia Dortmund vazhdon të mbetet 9 pikë larg në renditje, pasi mundi 2-1 Werder Bremen në fushën e vet. Verdhezinjve u mjaftuan 2 gola në 7 minuta për të siguruar tri pikët që i lejojnë të mbajnë në distancë kampionët bavarezë. Paco Alcacer dhe Marko Reus shënuan 2 gola në 7 minuta, ndërsa Bremen mundi të shënonte vetëm një gol ngushëllimi me Max Kruse.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN