Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

City, përsëri në vend të parë, kërkon një nder nga United

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 16:30 | Futboll

Në pritje të sfidës mes Liverpool dhe Manchester United, Manchester City është rikthyer në vend të parë në renditjen e Premier League, në një ndeshje zhvilluar në temperatura tepër të ulëta, që zbritën deri në 1 gradë celsius.

Citizens u imponuar për 3-1 ndaj Everon, falë dy golave të Gabriel Jesus dhe një të Raheem Sterling. Megjithatë, fitorja nuk ishte edhe aq e lehtë. 25 minuta para fundit City po kryesonte 2-0 kur Dominic Clavert-Lewin kërceu mbi Fabian Delph dhe shkurtoi diferencën duke mundur Ederson me kokë.

Krejt papritur në “Etihad” të gjithë filluan të nervozoheshin, me Evertonin që u rikthye në lojë. Por entuziazmi i miqve do të shuhej shpejt, pas një lëvizjeje të Guardiolas nga stoli. Në të 66’ Sterling futet në fushë në vend të Sane, edhe pse gjermani kishte bërë një ndeshje shumë të mirë duke dhënë dy pasimet për gol të Jesus.

Lëvizja doli e qëlluar pasi sulmuesi anglez shënoi me kokë vetëm tre minuta pasi ishte futur në lojë, duke qetësuar të gjithë për të vulosur përfundimisht fitoren e skuadrës së tij. Guardiola do të shpresojë nesër për një fitore të Manchester United ndaj Liverpool, për të ruajtur kryesimin e renditjes në periudhën më të rëndësishme të sezonit.

Ngrica dhe Santa Claus në Manchester | FOTOGALERI

A2 CNN Livestream

Dita jonë