Demi: Për merkaton vendos stafi. Gjici: Në janar ka ndryshime – A2

Demi: Për merkaton vendos stafi. Gjici: Në janar ka ndryshime

Partizani-Kukësi ishte sfida kryesore e kësaj javë në Kategorinë Superiore, megjithatë dy skuadrat në “Selman Stërmasin” e boshatisur nuk mundën të bënin më shumë se një barazim pa gola.

Pas takimit, presidenti i të kuqve, Gazmend Demi e vuri theksin te mungesa e tifozë, të cilët u dënuan pas derbit me Tiranën.

“Për mënyrën se si rrodhi loja, jam i kënaqur me barazimin. Gjithsesi ishte një ndeshje që nuk më pëlqeu aspak. Sa i përket merkatos, duhet të flisni me stafin teknik, që merret me këtë punë”, deklaroi Gazmend Demi.

Ndërkohë, Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ishte i kënaqur me barazimin, por tha se skuadra e tij edhe mund të kishte dalë e fituar nga ky takim.

“Mbrojtja duket se është mirë, por kemi probleme me dëmtimet. Sot munguan Shafik dhe Dzaria, me të cilët mund të kishim marrë më shumë. Ishte ndeshje në transfertë, ndonëse ne të gjitha takimet i luajmë në transfertë, ndaj jam i kënaqur edhe me barazimin. Në merkato presim të bëjmë ndryshime. Po punojmë bashkë me stafet, për të afruar 2-3 lojtarë shumë cilësorë ndoshta që në fund të këtij muaji dhe për të përforcuar skuadrën, pasi objektivi ynë është titulli kampion”, tha Gjici.

Shkarkoni aplikacionin e A2