Flamurtari, fitore shprese; Kamza mbetet “në baltë” – A2

Flamurtari, fitore shprese; Kamza mbetet “në baltë”

Flamurtari ka mundur minimalisht 1-0 Kamzën, duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive, në një ndeshje të luajtur në kushte të vështira. Në fund vendosi një gol i kapitenit Tomislav Busic, i cili shënoi bukur me kokë pas një goditje këndi.

Fusha e stadiumit “Flamurtari” ishte e rënduar nga shiu i dendur dhe kjo e bëri edhe më të vështirë situatën për kamzalinjtë, të cilët nuk mundën të ndryshonin rezultatin deri në fund.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat luftuan pak më tepër por përsëri pa treguar qartësi para portës kundërshtare. Përveç golit të Busic, vlonjatët patën mundësi të shënonin edhe golin e dytë me Hysenin, por në fund u mjaftuan me fitoren minimale, që gjithsesi i dha tri pikë të vlefshme për renditjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2