Gjykata e Teksasit: “Obamacare”, jokushtetuese

Një gjykatës federal i Teksasit e shpalli si jokushtuese, një pjesë të rëndësishme të ligjit për reformën shëndetësore të ish-presidentit Barack Obama, i njohur ndryshe si “Obamacare”.

Një koalicion prej 20 shtetesh, ngritën pretendimin se i gjithë ligji ishte bërë i pavlefshëm, nga një ndryshim në rregullat fiskale vitin e kaluar, i cili eliminoi penalitetin për mos pajisen me sigurime shëndetësore.

Presidenti Donald Trump tha se ky ishte një lajm i mrekullueshëm për Amerikën. Rasti ka gjasa të shkojë tani në Gjykatën e Lartë.

Që në kohën e fushatës, Trump, premtoi të shfuqizonte ligjin më përfaqësues të administratës Obama, i cili ka si qëllim ta bëjë kujdesin shëndetësor më të përballueshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN