I del emri në gjyq, Jennifer Lawrence mohon “lidhjen” me Harvey Weinstein

Jennifer Lawrence është detyruar të mohojë se ka kryer marrëdhënie seksuale me producentin e turpëruar të Hollywood Harvey Weinstein, pasi emri i saj është përmendur në një seancë gjyqësore, ku një tjetër viktimë e Weinstein po dëshmonte.

Gjatë dëshmisë së saj, një grua e cila pretendon se është detyruar me forcë të kryejë marrëdhënie me Weinstein ka deklaruar se producenti i ka thënë: “Unë kam shkruar me Jennifer Lawrence dhe shiko ku ka arritur ajo tani, sapo fitoi një Çmim Oscar…”.

Por aktorja 28-vjeçare, një prej më të paguarave në Hollywood, publikoi një deklaratë për mediat në të cilën mohonte çdo kontakt me Weinstein dhe akuzonte producentin se përdorte taktika prej “predatori” me femrat.

“Më dhemb zemra për të gjitha femrat që kanë qenë viktima të Harvey Weinstein. Nuk kam pasur kurrë marrëdhënie tjetër, përveç asaj profesionale, me të. Ky është një tjetër shembull i taktikave dhe gënjeshtrave të tij për të joshur femrat”, thuhet në deklaratë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN