“Jelekverdhët” nuk ndalen, përleshje pranë “Harkut të Triumfit”

“Jelekët e verdhë” sfiduan thirrjet e qeverisë për të mos dalë në rrugë, duke u mbledhur në Champs Elize në fundjavën e pastë radhazi.

Përleshjet shpërthyen pranë “Harkut të Triumfit”, ku manifestuesit u përpoqën të thyenin barrierat policore.

Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës e dhjetëra persona u vunë në pranga. Disa dyqane e muze i ulën qepenat, por kulla Eifel dhe Luvri do të qëndrojnë të hapura.

Impakti i demonstratave ka qenë i madh, duke detyruar qeverinë të ndryshojë politikat e saj ekonomike. Presidenti Emanuel Macron, iu përgjigj kërkesave të “jelekëve të verdhë” duke anuluar rritjen e taksës së karburantit, duke premtuar rritjen e pagës minimale me 100 euro, e duke reduktuar taksat për pensionistët.

Por edhe pse disa pjesëtarë të lëvizjes mendojnë se hapat janë të mjaftueshme, të tjerët nuk duan të ndalin trysninë ndaj qeverisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN