Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kampionët e botës ribashkohen për darkë pas 20 vitesh

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 20:11 | Futboll

Kombëtarja franceze e futbollit e vitit 1998 ishte një skuadër e bekuar me një “pluhur magjik” që e ndihmoi të fitonte trofeun më të lakmuar këtë sport, Kupën e Botës. Ishte hera e parë që “Gjelat” fitonin atë trofe, të cilin do ta bënin të tyrin 20 vite më vonë, me një tjetër brez po aq të talentuar.

Zinedine Zidane ishte pa diskutim ylli më i shndritshëm i asaj skuadre, që shkatërroi në finalen e Parisit 3-0 Brazilin, falë edhe një dopiete të tij. Ndoshta për të përkujtuar kohët e arta, disa prej atyre lojtarëve që shkruan historinë 20 vjet më parë ishin mbledhur për darkë.

Ka qenë vetë ish-lojtari i Juventus dhe Real Madrid që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me Bixente Lizarazu, Lilian Thuram, Vincent Candela, Alain Boghossian, Laurent Blanc, Zinedine Zidane, Christophe Dugarry, Bernard Lama, Christian Karembeu dhe Bernard Diomede.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani