Moti i keq shkakton probleme në Portin e Vlorës

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë ka sjellë probleme në portin e Vlorës, ndërsa në atë të Durrësit situata paraqitet normale.

Bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare se në portin e Durrësit pavarësisht motit të keq nuk ka pasur vonesa të trageteve. Ndërkohë, në portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës, por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka probleme. Një traget u ankorua me 45 minuta vonesë për shkak të kohës së keqe.

Në Portin e Sarandës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN