Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ngjarja në ish-Bllok, gjykata jep masën e sigurisë për Fabjol Alushin

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 10:20 | Kronikë

Ishte shpallur në kërkim prej dy muajsh nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ndërsa policia e vuri në pranga dy ditë më parë, por mëngjesin e sotëm gjykata dha masën e sigurisë detyrim paraqitje për shtetasin Fabjol Alushi.


Fabjol Alushi

Mësohet se prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” me afat 30 ditor, por gjykata dha masën më të lehtë, “detyrim paraqitje”.

Mësohet se Allushi ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ai u mor në pyetje pasi u vetëdorëzua në polici pasditen e së mërkurës, ku shpjegoi se nuk kishte patur më parë konflikt me grupin e Ervis Martinajt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë