PD mban sot Kuvendin Kombëtar, rikthehen Oketa e Biberaj

Partia Demokratike mban sot Kuvendin Kombëtar, i cili i hap rrugë zgjedhjes së ekipit të ri të kësaj partie. Një ditë më parë u bë publike edhe lista me 350 kandidatët për këtë këshill, ku binin në sy rikthimet e Gazmend Oketës dhe të Aleksandër Biberajt.

Mbrëmjen e së premtes, kryetari i PD Lulzim Basha thirri kryesinë, ku u ballafaqua me kundërshtinë e Arben Imamit, i cili u largua para përfundimit të mbledhjes, duke u shprehur se ajo është kundër rregullave, po ashtu si Kuvendi që do të mbahet sot.

“Pas kësaj që po ndodh, PD, partia më e madhe e opozitës, trajton veten në këtë mënyrë. Kryetari thotë se ky vendin është marrë, ai jo. Këto janë të pavërteta të thëna haptas, të cilave nuk mund t’u qëndrojë një logjikë normale e shëndoshë bëjnë që të jetë diçka shumë mediokre dhe jo politike. Basha thotë se ky vendim është marrë nga Kuvendi Kombëtar”, Imami.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të nisë në orën 11:00.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN