Protesta e studentëve, policia u sekuestron ngrohëset me gaz!

Protesta e studentëve, e cila ka hyrë në ditën e 11 të saj u shoqërua dhe me momente tensioni mes tyre dhe policisë.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale tregohen momenti kur efektivë të policisë nuk u lejojnë studentëve ngrohëset me gaz.

Ende nuk dihet se përse policia nuk u ka lejuar ngrohëset studentëve, ndërsa prej dy ditësh ajo i sekuestron mjetet.

Në video dëgjohen dhe kërkesa e studentëve të cilët kërkojnë nga efektivët bazën ligjore për këto sekuestrime.

Studentët vijojnë protestën e tyre deri në plotësimin e 8 pikave nga Kryeministri Rama, i cili nga ana tjetër është shprehur i gatshëm t’u plotësojë ato, por me kushtin e dialogut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN